Ka nisur punimet konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024” në Prishtinë, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës..
Në këtë aktivitet po marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe atashetë ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Kosovës.