Në përgjigje të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë Finlanda konfiskoi 865 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR i dërgoi një letër përkatëse Shoqërisë Shtetërore të Hekurudhave Ruse.
Letra drejtuar Ministrisë së Transportit të Rusisë, mban datën 6 qershor.
Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR konfirmoi se vagonët e konfiskuar u përkasin kompanive ruse të prekura nga sanksionet e BE-së qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet aksionerëve, kurse autoritetet ruse nuk pranuan ta komentojnë lajmin.