Gjashtë persona rezultuan pozitiv në ditën e sotme nga testet e kryera së fundi për COVID-19 në Kosovë. Një nga ta ishte edhe këngëtari nga Ferizaj më saktësisht nga fshati Bibaj 32 vjeçari Jetmir Hyseni.
Ai për KosovaPost tregon se gjatë qëndrimit të tij në Gjërmani ishte prekur me koronavirus dhe arsyeja e udhëtimit ishte biznesi, ndërsa gjatë kthimit të tij të premtën tregon se kishte pasur kokëdhëmbje dhe temperaturë mirëpo në këto momente tani ndihet më mirë dhe po mjekohet në infektivë në QKUK.
“Tani ndodhem në klinikën infektive dhe ndihem më mirë, dje isha me temperaturë, kokëdhimbje dhe ethe. Unë nga aeroporti i Prishtinës kam ardhur në spital dhe trajtohem mirë, kurse të gjithë qytetarëve iu lus që ti ndjekin udhëzimet e shtetit u shpreh Hyseni për KosovaPost.