Bayern Munchen është gati për sfidën ndaj Lazios. Nesër në mbrëmje zhvillohet dueli i parë i raundit të 1/8 në “Olimpico” të Romës, takim rreth të cilit flet Hansi Flick në konferencën për shtypin.
“Kemi shumë mungesa, por unë nuk jam një tip që kërkoj justifikime. Nuk kemi luajtur mirë në pjesët e para kundër Bielefeld dhe Eintracht. Tani vjen Champions dhe duhet të jemi top.
Ndeshjet në këtë turne janë speciale dhe pres që ekipi të jetë shumë i motivuar. E pres një gjë të tillë prej fillimit të ndeshjes, jam i bindur që do tregojmë se e kemi kuptuar se çfarë ka ndodhur në ndeshjet e fundit.
Lazio? I kemi në mendje dy ndeshjet që luajtën ndaj Dortmundit, Lazio luajti shumë mirë në të dy takimet. Miro (Klose) mund të na ndihmojë, pasi i njeh mirë ata dhe trajnerin Inzaghi. Por, jo vetëm ndaj Lazios. Ai ka gjithmonë ide të mira.
Sule ka pësuar një dëmtim dhe sot nuk është stërvitur. I kemi dhënë mundësinë të pushojë, por do të udhëtojë me ne në Romë. Mund të aktivizoj Kimmich në krahun e djathtë të mbrojtjes, të shohim“, theksoi Flick. /abcnews.al