Të dhënat e fundit nga pikë kalimet kufitare të Kosovës, tregojnë se edhe sot vazhdon të ketë pritje dhe kolona të gjata në dy pikat kufitare Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas raportit të orës 12:22 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shoferët që kalojnë përmes Merdares po presin 150-180 minuta për të kaluar kufirin, ndërsa për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike pritjet nga 5 deri në 10 minuta.
Sipas të dhënave të fundit, te Dheu i Bardhë pritejet për të dalë janë deri një orë e gjysmë.
Kurse pritje një orëshe ka edhe në Jarinjë. Ndërsa në Mutivodë 10-15 minuta.
Pikat e tjera kufitare pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje.