Agim Bahtiri raportohet të ketë udhëtuar për në Holandë. Një video që është publikuar nga portali mitrovicas Jepi Zë, ai shihet duke u futur në radhë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton Kosova Post.
“Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka udhëtuar tek familja e tij në Holandë” – shkruan Jepi Zë. Në videon shoqëruese të tekstit, ai shihet duke u futur brenda në aeroport.
Për më shumë, shihni videon:
Përndryshe, Agim Bahtiri pësoi humbje në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën fundjavën e kaluar. Qytetarët e Mitrovicës nuk ia besuan edhe një mandat, duke e zëvendësuar atë me Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK)./KosovaPost/