Kristalina Georgieva vlerësoi ndikimin e luftës që po vazhdon në Ukrainë prej 24 shkurtit (2022), mbi perspektivën e ekonomisë globale, gjatë një aktiviteti të organizuar nga revista “Foreign Policy”, transmeton KosovaPost.
Ajo tha se parashikimi lidhur me rritjen ekonomike botërore për këtë vit pritet të zvogëlohet e megjithatë parashikimi i rritjes pritet të qëndrojë pozitiv.
“Ne po luftonim për të ngritur rritjen (ekonomike) dhe për të ulur inflacionin tashmë problematik. Por e kundërta po ndodh, rritja po bie dhe inflacioni po rritet”, komentoi Georgieva.
Duke tërhequr vëmendjen mbi mundësinë “jo edhe aq të vogël” të rrezikut të recesionit në ekonomitë e dobëta, drejtoresha e FMN-së deklaroi se goditjet e shkaktuara nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve të shkaktuara nga lufta, si dhe sanksionet ndaj Rusisë, do të prekin shumë vende në zhvillim./trt