“Për të siguruar likuiditetin e sigurimeve shoqërore për kujdesin deri në fillim të tetorit, është e nevojshme që qeveria të subvencionojë një miliard euro”, thuhet në letër, siç raporton “Bild”, përcjell Kosova Post.
Rritja e shpenzimeve për shkak të pandemisë së virusit korona kanë zbrazur Fondin e Kujdesit dhe pa një ndihmë financiare nga qeveria gjermane, fondi do të falimentoj.
Ministria e Financave përmes një letre paralajmëron se Fondit të Kujdesit i mungojnë fondet.sh.o./K.Post/