Fotografia e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, është vendosur në muret e Parlamentit Evropian, përcjell KosovaPost.
Kështu ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka publikuar një fotografi brenda Parlamentit Evropian, ku në mesin e disa fotografive, shihet edhe ajo e ish presidentit Rugova.
“Një moment i veçantë sot në Parlamentin Evropian”, ka shkruar Osmani sipër fotografisë.
Ndryshe, ish-presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas një beteje me kancerin në mushkëri.