Franca ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Hungarisë.
Ishte Griezmann që ka shënuar golin për 1:1 në minutën e 66-të të ndeshjes.
Meritat më të mëdha te ky gol i kishte Mbappe që ia doli të rrëmbente topin para mbrojtësve hungarezë.
Franca nuk do të mjaftohet me një pikë dhe do të kërkojë edhe golin e fitores në vazhdim.