Mijëra qytetarë kanë protestuar në Paris por dhe në qytete të tjera franceze për disa ditë me radhë kundër “kartës së shëndetit”. Ata thonë se miratimi i ligjit kufizon liritë e tyre dhe nënkupton që vaksinimi është i detyrueshëm.
Marshimet vijnë disa ditë pasi autoritetet zgjeruan hapësirat ku nevojitet pajisja me kartën shëndetësore.
Duke filluar nga e hëna, do të vihet në zbatim rregulli që çdo njeri që frekuenton kafenetë, restorantet, që udhëton në distanca të gjata dhe, që në disa raste duhet të shkojë në spitale, duhet të paraqesë kartën shëndetësore.
Pavarësisht protestave, sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve në Francë e mbështesin pajisjen me librezën shëndetësore, ku tregohet se njerëzit janë të vaksinuar plotësisht, testi i fundit i tyre tregon se janë të painfektuar ose janë shëruar nga virusi./a2news