Ministria e Mbrojtjes ka pranuar të hënën donacion me vlerë prej një milion eurosh për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi për opinoin publilk, trasmeton Kosova Post.
Sipas këte njoftimi, ministri Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, kanë nënshkruar marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT
Njoftimi i plotë
Gjermania vazhdon mbështetjen konkrete për modernizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, nënshkruan marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it. Vlera e donacionit është 1 milion euro.
Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje shumë të madhe për qeverinë gjermane e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet, në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.