Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, në adresimin e tij nga seanca solemne e Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk është penduar kurrë për ndihmën e tij për çlirimin e vendit.
“Në takimi me refugjatët kosovarë në kampet e përqendrimit afër Shkupit, kam dëgjuar rrëfime zemërthyese të zhvendosjes, kam parë fytyrat e dëshpëruara nga ferri duke kërkuar në fytyrën time një sens mundësie që t’i ndihmoja. Ne kemi mundur t’i ndihmojmë dhe nuk u pendova kurrë për këtë”, ka thënë ai.
“Kosova më në fund ishte e lirë, njerëzit e saj kishin mundësi të jetojnë sërish, të shpresojnë sërish në një të ardhme të lirë nga presioni dhe padrejtësia”, ka thënë Blair duke përshkruar momentin e çlirimit të vendit.
Ai ka thënë se përtej aspektit institucional, Kosova është e lirë sepse njerëzit, specifikisht të rinjtë, po gëzojnë mundësi dhe prosperitet.
“Fuqia juaj ka simbolizuar vullnetin tuaj për një të ardhme ndryshe. Kjo e ardhme ende po merr formë. Ajo është për një shtet të fuqishëm, të pavarur dhe sovran, në mënyrë që Kosova të merr pjesë në zemrën e Bashkimit Evropian me të drejtë të plotë të anëtarësimit”, ka thënë Blair.
Blair ka thënë se çlirimi i Kosovës është bërë për të gjithë që besojnë në fuqinë e lirisë dhe drejtësisë.
“Për mua lufta për Kosovën nuk ishte vetëm për kosovarët, por për të gjithë, duke përfshirë edhe vendin tim që ka besuar se liria dhe drejtësia janë gjërat për të cilat qëndrojmë, dhe më e rëndësishmja luftojmë për to”, ka thënë ai, shkruan Rtk.Ai ka përmendur edhe Ukrainën dhe Gazën, të cilën po kalojnë nëpër situatën e njëjtë të luftës si Kosova dikur.