Ish-futbollisti korean Ju Sang-chol, ndrroi jetë në moshën 49 vjeç, transmeton Kosova Post.
“Shkaku i vdekjes së një lojtari të ekipit i cili arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2002 ishte kanceri i pankreasit,” raporton AFP.
Mesfushori ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit kombëtar të udhëhequr nga trajneri Guus Hiddink në kampionatin e organizuar nga Republika e Koresë së bashku me Japoninë. Ai shënoi një nga dy golat në ndeshjen fituese të fazës së grupeve kundër Polonisë (2: 0).
Gjatë karrierës së tij gjashtëmbëdhjetë vjeçare aktive, ai luajti në J-League Japoneze dhe K-League Koreane./KosovaPost/.