Futbollisti i Manchester United-it, Mason Greenwood, u arrestua pas akuzave që dolën se kishte përdhunuar dhe sulmuar seksualisht ish-dashurën.
Detektivëve u është dhënë kohë shtesë për të marrë në pyetje sulmuesin e Anglisë, i cili kaloi natën e tretë në burg pasi u ndalua për herë të parë të dielën.
20-vjeçari u arrestua pasi fotot qarkulluan në rrjetet sociale nëpërmjet të cilave thuhej se ka sulmuar 18-vjeçaren.
Pas dhjetëra orësh intervistash, ai tani po merret në pyetje për dy akuza të rënda.
Gjatë ditës se djeshme policia tha në një deklaratë: Detektivëve iu është dhënë kohë shtesë për të folur me futbollistin i cili u arrestua me dyshimin për përdhunim dhe sulm ndaj ish-të dashurës. I dyshuari u ndalua në paraburgim të dielën pasdite, pasi u morëm në dijeni për imazhet dhe videot në rrjetet sociale në internet të postuara nga gruaaja që raportonte incidente të dhunës fizike. Ai vazhdon të merret në pyetje. Pas hetimeve të deritanishme, ai është arrestuar më tej me dyshimin për sulm seksual dhe kërcënime për vrasje.
Media e huaja bëjnë me dije se hetimet janë në vazhdim dhe viktimës vazhdon t’i ofrohet mbështetje e specializuar.
Ndërkohë United ka dalë me një deklaratë ku thekson se dënon me forcë çdo formë të dhunës.
‘Manchester United përsërit dënimin e tij të fortë të dhunës së çdo lloji. Siç u komunikua më parë, Mason Greenwood nuk do të stërvitet me klubin, apo të luajë për klubin deri në njoftimin e mëtejshëm.’ , thuhet në deklaratë.
Partneri zyrtar i klubit ‘Cadbury’ tha se Greenwood nuk do të shfaqet në asnjë prej produkteve të tyre të marketingut. Sponsori ‘TeamViewer’ ka njoftuar gjithashtu se ata “po monitorojnë nga afër zhvillimet”.
Gjiganti i veshjeve sportive ‘Nike’, i cili siguron këpucët e sulmuesit, ka pezulluar sponsorizimin e tyre me yllin.
Marka sportive tha në një deklaratë: “Ne kemi pezulluar marrëdhënien tonë me Mason Greenwood.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat shqetësuese dhe do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën.”
Greenwood ka veshur këpucë Nike që nga hyrja në ekipin e parë të United në 2019. Ai është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga klubi i tij pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim pas një sërë akuzash të postuara në internet.
Disa nga shokët e tij të skuadrës gjithashtu e kanë hequr në rrjetet sociale pasi pamjet e dhunës dolën në dritë.b.web.