Ministrat e Financave nga Grupi i Shtatë Ekonomive më të Zhvilluara të Perëndimit (G7) paralajmëruan Rusinë sot se do të përballet me pasoja të mëdha ekonomike nëse vendos të pushtojë Ukrainën, trasnmeton Kosova Post.
Në të njëjtën kohë, ministrat premtuan mbështetje të shpejtë dhe vendimtare për ekonominë e Ukrainës, raporton Reuters.
“Akumulimi i vazhdueshëm i ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën është një shkak për shqetësim serioz. Ne, ministrat e financave të G7, theksojmë gatishmërinë tonë për të vepruar shpejt dhe me vendosmëri për të mbështetur ekonominë e Ukrainës”, thuhet në deklaratën e përbashkët./Kosova Post/