Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë bën të ditur se në shtetin e Iowa-s po zhvillohet gara për Luftëtarin më të Mirë për këtë vit, ndërsa pjesë e kësaj gare janë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell Kosova Post.
Tutje thuhet se në garë janë ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.
“Gara për Luftëtarin më të Mirë të Shtetit të Iowa-s 2024 po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e Iowa-s për herë të parë në shtatë vjet. Suksese të gjithë ushtarëve në garë dhe fitoftë më i miri!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.