Publicisti, përkatësisht historiani nga Prishtina, Col Mehmeti, ka publikuar një shënimth të kolegut të tij amerikan, Wiliam Howard, ku ki fundi rrëfen për masakrat e shovenistëve grek ndaj popullsisë së Shqiprisë së jugut, transmeton Kosova Post.
Ky është postimi i plotë i Mehemtit, ku citon gazetarin amerikan:
Sipas gazetarit amerikan William W. Howard, mik i ngushtë i Joseph Pulitzer-it, prej tetorit të vjetit 1913 deri më 1914, forcat e parregullta greke kanë vra në jug të Shqipnísë rreth 20 mijë njerëz, që po i bjen gati dyfishi i shqiptarëve të vramë në Kosovë me 1999. Po sipas tij janë shkatërrue 35 mijë shpija, që po i bjen sa nja e treta e shpive të shkatërrume në Kosovë me 1999.