Ditët e fundit është përhapur në masë të madhe varianti i ri i virusit “Omicron” edhe në Premier League, gjë që dërgoi edhe në anulimin e disa ndeshjeve, përfshirë atë të Tottenham, e sot të Manchester United, shkruan KosovaPost.
Trajneri i sapo emëruar i Aston Villas, Steven Gerrard ka thënë se do të marrë në konsideratë statusin e vaksinimit të një lojtari kur të vendosë nëse do ta nënshkruajë atë apo jo,.
Legjenda e Liverpool thotë se shumica e skuadrës së Villa janë goditur dyfish dhe pavarësisht disa rasteve të COVID në Villa Park, kjo nuk ka ndikuar ende në aftësinë e tyre për të stërvitur dhe luajtur.
“Ne jemi shumë të plotë dhe të detajuar për sa i përket procesit tonë të rekrutimit”, tha Gerrard.
“Unë kam qenë shumë i impresionuar me Johan [Lange, drejtori sportiv] dhe djemtë rreth tij në rekrutimin dhe kërkimin në lidhje me detajet dhe punën që kam parë deri më tani. Ne shikojmë gjithçka. Kështu që jam i sigurt do të dalë”, theksoi ai.
Tutje ai theksoi se ata do të marrin vendime nëse një person i caktuar mund të hyj dhe t’i bëj më mirë skuadrës.
“Por ne padyshim që do të marrim vendime pasi dhe kur të vendosim një person i caktuar është ai që mund të hyj dhe të na bëj më të mirë.”, shtoi ai.
Skuadra e Gerrad sonte në orën 20:45 do të përballet me atë të Norwich.