Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në SHBA, u takua me Ndihmës sekretarin e Shtetit, James O’Brien.
Gërvalla, në një postim në Facebook, bëri të ditur se në takim diskutuan për raportin mes dy shteteve, forcimin e sundimit të ligjit dhe arritjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare”, shkruan Gërvallanë Facebook.
Gjithashtu kryediplomatja kosovare sqaroi se me O’Brien folën edhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për zmbrapsjen e kërcënimeve që cenojnë sigurinë.