Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka falënderuar mërgatën për pritjen madhështore që iu bë asaj dhe kryeministrit Albin Kurti, në Frankfurt të Gjermanisë, përcjell KosovaPost.
Ajo ka postuar një video nga momenti i pritjes në profilet e saj në rrjete sociale.
“Pritje madhështore nga mërgimtarët në Frankfurt të Gjermanisë. Faleminderit Mërgatë”, ka shkruar Gërvalla.