Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, është duke raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, ndërsa ka folur edhe për proceset e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, shkruan Kosova Post.
“Sa i përket çështjes së anëtarësimit në BE, nuk premtojmë se në fund të qeverisjes sonë do të jemi anëtarë të BE-së mirëpo ne për këtë po punojmë” tha ndër të tjera ajo.
Tutje ajo tha se nuk do të tentojmë veprime vetëm sa për të thënë se do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian dhe se nuk do të provojmë e më pas të dështojmë.
Sipas Gërvallës, duhet hedhur hapa më të sigurt në këtë drejtim./KosovaPost/