Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani u përpoq të justifikonte largimin nga vendi në mes të muajit gusht, ndërsa talebanët iu afruan kryeqytetit Kabul, përcjell KosovaPost.
Ai tha se fluturimi nuk ishte planifikuar dhe se e bëri për të parandaluar gjakderdhjen në qytet.
“Në mëngjesin e asaj dite, nuk e kisha idenë se do të largohesha pasdite”, tha Ghani për BBC.
Planet e mëparshme për t’u zhvendosur në Khost ose Jalalabad u braktisën sepse atij iu tha se edhe ato qytete afgane ranë në duart e talebanëve.
Ghani u largua nga Kabuli më 15 gusht pasi luftëtarët talebanë rrethuan kryeqytetin afgan dhe ata tashmë kishin pushtuar të gjitha kryeqytetet provinciale me shpejtësi rrufeje.