Nga Spitali Përgjithshëm i Gjakovës është raportuar se një punëtor i sigurimit fizik, është sulmuar nga ana e disa “personave të pandërgjegjshëm”, shkruan Kosova Post.
Për këtë akt kanë njoftuar nga vet spitali, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin sociale Facebook.
Ky është postimi i plotë:
“Sot rreth orës 2.20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të spitalit, nga ana e disa personave të pandërgjegjshëm. Personi i sulmuar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësorë. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar.
Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten, dhe personeli të ndjehen të sigurt ne vendet e tyre të punës.”/KosovaPost/