Një femër është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, kurse me vendim të trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.
“Prishtinë-Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.