Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur të enjten në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës, ndërsaorganet e rendit kanë filluar hetimin e ngjarjes.
Sipas policisë në ndriçimin e plotë të rastit po punohet së bashku me organet hetimore e të forenzikës.
“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.