Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Istog.
Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 10.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij, ishte gjetur pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.