Një person në Prizren është gjetur pa shenja jete në rrugë, ndërsa policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij.
Ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES- Rr. Ismet Jashari, Prizren 29.03.2024 – 15:17. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti i emergjencës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.