Një person i moshës 78-vjeçare është gjendur pa shenja jete në Prishtinë, në mëngjesin e hershëm të së shtunës.
Lajmi për FrontOnline është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 78 vjeç.
Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëri të ditur Borovci.