Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi i mjekësor, me ç’rast është konfirmuar dhe vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një telefon celular.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.