Në kaudër të raportit të saj 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së mërkurës në Pejë, transmeton Kosova Post.
Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. “Sot me datë, 08.12.2021, rreth orës 08:00, Policia është informuar se ne rrugën Pejë-Rugovë, tek vendi i quajtur te “bazeni”, është një person në ujë, menjëherë njësitet kompetente kanë dalë në vend ngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se personi është pa shenja jete, në vend ngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori i shtetit”, tha Rugova.