Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sh0prehet i shqetësuar për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës.
Haradinaj akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës. Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme. Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Siç shprehet ai “loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë”.