Gjenerali amerikan, Arthur Garffer, e ka marrë zyrtarisht rolin e Shefit të Shtabit të misionit të KFOR-it.
KFOR-i njoftoi të enjten se ai pason gjeneral brigadën, John Bozhiçeviq, në një ceremoni të mbajtur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, e të pranishëm pati edhe zyrtarë të lartë të bashkësisë ndërkombëtare.
“Ishte privilegj të shërbeja në misionin më të gjatë të NATO-s në historinë e Aleancës Atlatnike. Unë e di se KFOR-i do të vazhdojë të bëjë ndryshime për sigurinë lokale e rajonale, nën drejtimin e aftë të brigaderit, Arthur Garffer”, ka deklaruar Bozhiçeviq.