Agjencia Gjermane e Rrugullatorit të Energjisë, njoftoi sot se përgatitjet e certifikatës për gazsjellësin rus Nord Stream2 do të përfundojnë pas katër muajsh, transmeton Kosova Post.
Kujtojmë se Gazprom rus javën e kaluar ka bërë të ditur se ka përfunduar ndërtimi i tubacioni të gazit deri në Gjermani, i cili do të dyfishojë eksportet e gazit të Rusisë në Evropë përmes Detit Baltik, duke anashkaluar territorin e Ukrainës, raporton Reuters.
Agjencia e Rregullatorit të Energjisë në Gjermani, konfirmoi sot se përgatitja e certifikatës do të zgjasë katër muaj, pas së cilës drafti i atij dokumenti do t’i dërgohet Komisionit Evropian.