Gjermania është duke parë mundësinë që të dërgojë armë në Ukrainë, jo mënyrë direkte por përmes një vendi të tretë.
Qeveria e Gjermanisë është në bisedime për miratimin e dorëzimit të 400 granata-hedhësve në Ukrainë nga një vend i tretë, por asnjë vendim nuk është marrë ende, thotë Ministria e Mbrojtjes e vendit.
Nëse do të zbatohej kjo ide, do të sinjalizonte një ndryshim të madh të politikës pasi Berlini u përball me kritika për refuzimin e dërgimit të armëve në Kiev, ndryshe nga aleatët e tjerë perëndimorë, raporton Al Jazeera.
Gjermania ka një politikë të gjatë për mos eksportimin e armëve në zonat e luftës. Vendet që synojnë të eksportojnë armë gjermane duhet të aplikojnë për miratim fillimisht në Berlin. /Lajmi.net/