Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht vëllaun e tij, përcjell KosovaPost.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.
“Gjilan 24.12.2021-00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( i mitur) në ndikim të alkoolit pasi që kishte shkaktuar dhunë ndaj vëllait të tij, viktimës mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.