Policia e Kosovës po vazhdon duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, shkruan Kosova Post.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 675 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.