Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, kritikon kryeministri e vendit, Albin Kurti për të cilin ai thotë se nuk po interesohet se në vend kanë vdekur 11 persona për 24 orë në ballafaqim e sipër me virusin COVID-19.
Gjoshi tha se derisa 11 qytetarë kanë vdekur për 24 orë, 46 brenda një jave, kryeministri Kurti shkon në ekspozita.
“11 qytetarë të Kosovës vdiqën me 22 gusht në ballafaqim me COVID19. 46 veç brenda një jave. E çka bën kryeministri i tyre? Nuk e thotë asnjë fjalë për ta dhe shkon në ekspozita, nëpër fushatë t’zgjedhjeve. Bëhet sikur nuk po ndodhë asgjë. Bëhet sikur gjendja është normale. Qysh nuk po ta ndin Kryeministër?”, ka shkruar ai.