Aktgjykimet mund të apelohen para Gjykatës Ushtarake të Kasacionit, transmeton Kosova Post.
Një gjykatë ushtarake libaneze të hënën ka shqiptuar dënime me burg për tre persona pasi u dënuan për “marrëdhënie dhe normalizim” me Izraelin, bëri të ditur Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Libanit, shkruan AA.
Gjykata e Përhershme Ushtarake e kryesuar nga gjeneral brigade Mounir Shehadeh, dënoi Jamal Ahmed Rifi, mjek me banim në Australi, me 10 vjet burg në mungesë për krimin e “normalizimit me Izraelin”.
Gjykata gjithashtu vendosi që Amin Muhammad Mari Baydoun, i cili mban nënshtetësi amerikane, të dënohet me pesë vjet burg për krimin e “marrjes me armikun Izraelin”.
Autoritetet libaneze arrestuan Baydoun në aeroportin e Bejrutit në qershor.
Gjykata gjithashtu dënoi Marc Charbel Tanios me dy vjet burg për “komunikim me armikun izraelit dhe shkëmbimin e-maileve”.
Aktgjykimet mund të apelohen para Gjykatës Ushtarake të Kasacionit.