Sot në mesditë është grabitur një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.
Lajmin e konfirmuan për Telegrafin nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Enver Maloku‘ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar/maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash”, bëhet e ditur.
Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.