Klubi italian, Juventus raportohet se është duke u pagatitur për një revolucion veror.
Sipas medieve italiane, torinezët janë duke menduar për një super-transferim gjatë kësaj verë. Është sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann që mund të jetë transferimi më i madh i kësaj verë tek ‘Zonja e Vjetër’.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është duke menduar shitjen e disa yjeve duke përfshirë edhe sulmuesin francez.
Juventusi thuhet se është destinacion i mundshëm i Griezmann-it, sidomos nëse nga Torino do të largohet Cristiano Ronaldo.
Ndryshe, Griezmann është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.