Grimerja e njohur Fatma Zatriq po vazhdon çdo ditë e më shumë të korr suksese në profesionin e saj. ‘Arabik Sallon’ është studio e bukurisë në Prishtinë qe mbetet ndër studiot më të kërkuara nga gjithë ato femra që duan të duken bukur në ditët më të rëndësishme.
Fatma tash e një kohë po vazhdon të ofrojë edhe kurse intenzive për grim dhe flokë, andaj gjithë ato femra që duan të marrin ‘zanatin’ e Fatmas e kanë ketë mundësi duke filluar nga muaji mars, respektivisht data 9 mars, ku në fund të trajnimit gjithë ato ndjekëse në kursin e ‘Arabik Sallon’ do të pajisen me çertifikatë që do të njihet nga e gjithë bota.
Ndryshe, Fatma Zatriq edhe në vitin që lamë pas ka mbajtur disa kurse intenzive me një interesim tejet të madh nga femrat shqiptare, ndërsa vlen të theksohet se grimi i Fatmës ka bërë bujë edhe përtej vendeve shqipfolëse.
Së fundmi ajo kishte udhëtuar drejt Italisë për ta grimosur vajzën që mban epitetin ‘Miss Italia’./Kosova Post/