Gruaja që është plagosur të martën mbrëma në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo po trajtohet në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, mbrëmë tha se ekipet e Kirurgjisë Vaskulare dhe të Anesteziologjisë janë duke e trajtuar atë në sallë të operacionit.
Ndryshe, mbrëmë një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili tha se ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në kryeqytet.
Ai ka shtuar se ende nuk janë identifikuar të dyshuarit e përfshirë në këtë rast.