Grupi i Kumanovës përmes një letre drejtuar institucioneve të Kosovës kanë kërkuar shpjegim për refuzimin e shtetësisë së Kosovës ndaj luftëtarit të Brigadës 132 ” Agim Ramadani” e veteranit Enver Hoxha- Klein, shkruan Kosova Post.
Për me tepër bashkluftëtarët e Enverit, letrën e hapur e kanë drejtuar tek krerët e institucioneve, Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, kryediplomates Donika Gërvalles e ministrit Xhelal Sveçlës, ndërsa kanë kër kuar përgjegje urgjente e konkrete.
Më poshtë publikojmë letrën e plotë pa ndërhyrje:
Kërkesë publike drejtuar institucioneve të Kosovës
Presidentës së Kosovës, znj Vjosa Osmani,
Kryeministrit të Kosovës, z Albin Kurti,
Ministres se Puneve të Jashtme, znj Donika Gervalla,
Ministrit të Puneve te Brendshme, z Xhelal Sfeçla.
Ne, bashkluftëtarët e Enver Hoxha Klein, kerkojmë me këmbngulje përgjigje adekuate në lidhje me refuzimin e Shtetesisë së Kosovës për Enverin.
Enveri është Invalid i Luftes së Ushtrisë Çlirimtare, gjegjësisht Luftetar I brigades 138 Agim Ramadani.
Enveri u plagos rëndë në Betejen e Koshares.
Enveri i la të gjitha miresite që i kishte ne Gjermani dhe u rreshtua ne radhet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndersa ju që sot i gezoni postet në Ministri te Jashtme dhe Ministri të Brendshme, pa e marr ne konsideratë kontributin vetmohues te Enverit, ia refuzuat shtetësinë, e cila i takon për Kontributin e dhene si Çlirimtar, por i takon edhe permes natyralizimit, sepse babai i Enverit është nga Ferizaji, dhe shtetësia i takon ligjerisht.
Enveri gjithashtu ka jetuar së bashku me familjen në Kosovë dhe ka vijuar mesimet në gjuhen shqipe, nga viti 1982-1991.
Kemi një pyetje publike per institucionet relevante;
Si ka mundesi që znj Donika Gervalla të vijë nga Gjermania, me shtetësi gjermane dhe ta gezoj edhe shtetësinë e Kosovës ku dhe drejton Ministrine e Puneve te Jashtme (gje per te cilen nuk kemi asgje kunder, por vetem donim ta ceknim si shembull.
Për znj Donika kemi respekt, sepse është e bija e Heroit te Kombit Jusuf Gervalla), ndersa Enveri ,i cili i dha çlirimit të Kosoveës gjithçka, te mos e gëzojë te drejten e shtetësisë?
Znj Gervalla, nga Ministria qe ju e drejtoni, permes perfaqesuesit te Ambasades se Kosoves ne Shkup, Enverit i eshte kumtuar lajmi gojarisht nga nje perfaqesues se i është refuzuar shtetësia e Kosovës.
Nga Ambasada e Kosovës akoma nuk i ka arritur ndonje leter zyrtare qe shtetesia i është refuzuar.
Ne, znj Gervalla kerkojmë nga ju dhe nga te gjitha institucionet perkatese qe ta rishqyrtoni edhe një herë kerkesën e Enver Hoxhaj Klein dhe sa me shpejt te jetë e mundur te na e ktheni një pergjigje pozitive dhe Enveri të gezoj Shtetesinë e Kosovës, për të cilen ka derdhur djersemë dhe gjak.
Në të kundërten, nese Enverit i refuzohet shtetësia, të gjithë ne bashkeluftetaret e Enverit do te refuzojme çfaredo marreveshje ekstradimi dhe do te qendrojme se bashku me Enverin dhe në krahun e Enverit.
Ne, të gjithë duam që Enveri të vije se bashku me ne në Kosoven tonë të dashur.