Tashmë ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, transmeton KosovaPost.
Zyra kryeministrit ka bërë të ditur se ka bërë të ditur se nga nesër gushti hyn në fuqi zbatimi i vendimit për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.
Në komunikatën e tyre thuhet se institucionet e Kosovës të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është në funksion të sigurisë, vendosjes së rendit publik dhe ligjshmërisë e sundimit të ligjit. Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik”, thuhet tutje në komunikatë.