Grupi i famshëm suedez, Abba, e kanë bërë të ditur për herë të parë pas 40 vjetësh rikthimin e tyre në muzikë, duke e realizuar një album të ri.
Legjendat e popit ikanë befasuar dhe kënaqur fansat duke e punuar albumin e tyre të parë në studio pas kaq vjetëve.
“Abba Voyage” do të publikohet në nëntor të këtij viti, në kuadër të një koncerti virtual ku do të këndohen hitet si Mamma Mia dhe Waterloo.
Pjesëtari i grupit, Benny Andersson, ka thënë se në fillim kanë menduar t’i realizojnë vetëm dy këngë por më pas thanë se do t’i punojnë dhe disa të tjera.
Në fund, ata regjistruan dhjetë këngë, dy prej të cilave u shfaqën gjatë një konference shtypi të enjten.
Kënga e parë që u bë e ditur dje është “Unë ende kam besim në ty”, është një baladë e shoqëruar me piano që portretizon lidhjen që ndajnë katër anëtarët e grupit me njëri-tjetrin.
Pjesëtari tjetër i grupit, Bjorn Ulvaeus, ka thënë “Kur Benny luajti melodinë, unë thjesht e dija se duhej të ishte për ne”, duke shpjeguar origjinën e këngës.
Kënga e dytë ” Mos më ul mua poshtë” është një melodramë e shkurtër në llojin klasik të grupit Abba, paraqet një grua që bashkohet me burrin e saj sërish pas një kohe të gjatë.
Tetë këngët e tjera do të publikohen në nëntor në kuadër të koncertit madhështor. Në koncert artistët do të kenë një paraqitje virtuale të tyre në të cilën janë duke punuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Adhuruesit e artistëve që nga dje në tërë botën e kanë mirëpritur rikthimin e tyre, dhe janë më se të entuziazmuar për albumin e ri.
MË TË LEXUARAT
TË FUNDIT
MPJD: Petkoviqi përdori gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, prandaj nuk u lejua të hyjë në KosovëQeveria shpenzoi mbi 505 milionë euro për tre muaj26 të vdekur dhe 1 mijë e 448 raste të reja me koronavirusMurati – Haradinajt: Toka e privatizuar për katër mijë euro do të shpronësohej për pesë milionëReperi njofton se është ‘shtatzënë’ me albumin e parë (FOTO)Martti Ahtisaari tërhiqet nga paraqitja publike, diagnostikohet me AlzheimerI harruan në veturë për nëntë orë e gjysmë, vdesin dy djem 20 muajshNëna e re lind vajzën që ‘duket më e vjetër se ajo’ (FOTO)A duhet të bëni seks kur jeni me COVID-19?
LAJME TË NGJASHME