Catherine Shakdam, e njohur si një muslimane britanike anti-izraelite, e cila arriti të hyj deri te lideri fetar i Iranit Khamenei ndërsa kishte marrëdhënie të ngushta edhe me shumë ministra, doli të ishte një agjente izraelite, transmeton Kosova Post.
Shakdam, e cila u vendos në Iran dhe shfaqej rregullisht në organet mediatike të Iranit, shpejt gjeti një vend për veten në korridoret e pushtetit të Iranit.
Gruaja, e cila për rreth 8 vjet jetoi në Iran, vendosi marrëdhënie të ngushta me shumë ministra iranianë në këtë proces.
Catherine Perez Shakdam, e cila madje ka marrëdhënie të ngushta me liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, zbuloi identitetin e saj të vërtetë për Times of Israel pasi u largua përgjithmonë nga Irani.
Arkivi i artikujve të Catherine Shakdam në faqen e internetit të liderit fetar të Iranit, Ali Khamenei, është fshirë. Në deklaratën e bërë nga Irani për këtë temë, shkruhej se nuk kishte marrëdhënie midis Shakdamit dhe shtetit dhe se kontaktet e ngushta u mohuan./KosovaPost/.