Lewis Hamilton vijon të shkruajë historinë në Formula 1.
Me “pole position” që fitoi sot në Çmimin e Madh të Spanjës, britaniku ka barazuar numrin e nisjeve nga vendi i parë në karrierë të Michael Schumacher. Tashmë, të dy legjendat e këtij sporti kanë nga 100 “pole position” të fituar.
Në garën e nesërme, nga vendi i dytë do të niset Max Verstappen (Red Bull), ndërsa i treti Valtteri Bottas (Mercedes).
Dy makinat Ferrari arritën të regjistronin kohën e katërt (Leclerc) dhe të gjashtë (Sainz) më të shpejtë.