Sipas BBC-së, një 55 vjeçar ka rënë viktimë e një demi, pasi u plagos rëndë përgjatë vrapimit të falshëm që i paraprinë garës, transmeton Kosova Post.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Onda të Spanjës.
Ai u sulmua ashpër, ndërsa pësoi plagë të rënda në kokë dhe në kofshën e majtë. Ai vdiq në një spital në një spital të Villareal.
55 vjeçari është viktima e parë që humb jetën në një garë me dema në Spanjë, pas lehtësimit të kufizimeve të Covid gjatë verës. Gara me dema është karakteristikë e kulturës spanjolle. Gara të ngjashme janë zhvilluar edhe në Francën dhe Portugalinë fqinje.
Që nga viti 1910 janë regjistruar 16 viktima të tilla. Gara shpesh është kritikuar nga organizata të ndryshme joqeveritare, përkatësisht mbrojtësit e të drejtave të kafshëve./KosovaPost/