Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për energjinë e ripërtërishme, duke thënë se nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa furnizim stabil me energji elektrike.
Hamza është shprehur se në qeverinë e tij, të gjitha procedura do të kryhet në një sportel të vetëm.
“Investimet në energjinë e ripërtëritshme më nuk do të zvarriten. Agjencia One-Stop-Shop është zgjidhja e duhur dhe të gjitha procedurat, përfshirë kërkesat, verifikimet dhe lëshimi i lejeve për investitorët, do të bëhet në një sportel të vetëm”, është shprehur Hamza.